Programi i PD, Basha: Paratë që do t’i sekuestrojmë mafies do përdoren për punësimin e të rinjve

Partia Demokratike prezantoi sot programin qeverisës për rininë. Në takimin e zhvilluar në selinë e PD, Basha tha se që pronar dhe paratë e sekuestruara në bazë të ligjit anti-mafia, do të kalojnë në duart e të rinjve që ngrenë biznese me benefite sociale për shoqërinë.

“Angazhohem që asetet e sekuestruara në bazë të ligjit anti-mafia, do të kalojnë në duart e të rinjve që ngrenë biznese me benefite sociale për shoqërinë. Angazhohem që ta bëj brezin e ri përparësi të qeverisjes sonë! Punë, arsim, mundësi, profesion. Rinia do të jetë e para. Të dashur miq, Këto janë zgjedhjet më jetike që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Ose do të ndryshojmë Shqipërinë, ose s’do të kemi të ardhme. Ose do të fitojë Shqipëria, ose do të fitojë një njeri i vetëm.tha Basha. Këtë të premte në selinë blu po prezantohet plani për rininë. Kreu i PD-së, Lulzim Basha në fjalën e tij tha se në këto 8 vite, kryeministri Edi Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim që bëri për rininë”,- tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Basha shtoi se shqiptarët nuk mund të mashtrohen më nga një qeveri dhe kryeministër që nuk ka mbajtur asnjë premtim. “Problemi i kryeministrit në ikje, nuk janë idetë, por fakti se ai e ka dëshmuar tashmë se nuk i bëri dot realitet ato për 8 vite me radhë. Ai abuzoi me besimin e shqiptarëve dhe dikush që s’mban qoftë edhe një premtim të vetëm, e humb të drejtën për të vazhduar me të tjera mashtrime. Ne të gjithë duam që Shqipëria të fitojë. Dhe me planin tonë Shqipëria do të fitojë. Do të krijojmë vende të reja pune dhe do të ulim kostot e jetës. Do të kujdesemi për ata që kanë më shumë nevojë. Do t’u japim më shumë hapësirë sipërmarrësve, punonjësve me anë të rritjen të pagës minimale, industrisë tonë të turizmit, të prodhimit dhe të shërbimeve duke krijuar plot mundësi të reja për të vizituar vendin tonë të mrekullueshëm”, -tha kreu i PD.

SHKARKO APP