Programi i PD, Bozdo: Do liberalizojmë tregun energjisë elektrike, Rama e ka kthyer gjendjen si në vitin 2005

I ftuar në RTV Ora, Eno Bozdo, ish-zëvendësministri i Ekonomisë në qeverisjen e PD-së, u shpreh se liberalizimi i tregut të energjisë elektrike do të krijojë mundësinë që të liberalizohet furnizimi i tregut me shumicë dhe pakicë.

Sipas Bozdos, në vitin 2005 sistemi i energjisë elektrike ishte në kolaps, po theksoi se pas vitit 2007, shqiptarët nuk mbanin më mend ndërprerje të gjata të energjisë elektrike.

Bozdo: Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike do të na japë mundësinë që të liberalizohet furnizimi i tregut me shumicë dhe pakicë. Me pakicë furnizohemi ne si konsumatorë dhe do të kemi të drejtën që të zgjedhim jo vetëm OSHEE që njohim sot, po edhe një konkurrent të saj. Në faturën e energjisë nuk është vetëm çmimi i energjisë, por edhe shërbimi që ofrohet. Pastaj është ajo që njihet si liberalizimi klasik i treguar, apo ajo që njihet si bursa e energjisë, apeksit, në mënyrë që të gjitha kompanitë të kenë mundësi që të furnizohen me çmimet dhe cilësinë më të mirë.

Kur erdhën ne në vitin 2005, sistemi i energjisë elektrike ishte në kolaps. Në vitin 2007 vuajtëm edhe kolapsin edhe thatësirën. Pas vitit 2007, shqiptarët nuk mbanin më mend ndërprerje të gjata të energjisë elektrike. Pra, revolucioni i parë i kryer në sistem ishte furnizimi me energji të pandërprerë. Deri në vitin 2005 shkëputeshin dritat 3-4 në mes të Tiranës dhe 10-12 orë në zona të tjera. E dyta ka qenë politika e këtij sektori me burime energjie të rinovueshme. Me të dhënat e fundit, 42% e energjisë në vend vjen nga investitorët privatë. Nëse këta investitorë nuk do të ishin, kjo energji do të blihej nga jashtë dy herë më shtrenjtë. Patëm një probleme me CEZ që donim ta zgjidhnim. Ishte një menaxhim i dështuar i qëllimshëm i CEZ. Deshëm t’i çonim në arbitrazh, por kjo qeveri nuk na duke paguar edhe 100 milionë euro.

Bozdo shtoi se Edi Rama erdhi duke premtuar uljen e çmimit të energjisë elektrike, heqjen nga energjia e TVSH-së, përmirësimin e furnizimit, por gjendja është kthyer si në vitin 2005.

Bozdo: Edi Rama erdhi duke premtuar uljen e çmimit të energjisë elektrike, heqjen nga energjia e TVSH-së, përmirësimin e furnizimit, por gjendja është kthyer si në vitin 2005. Sot, sipas Bankës Botërore, 43% e kompanive që operojnë në vendin tonë e konsiderojnë shkëputjen e energjisë si pengesën e tyre kryesore për të bërë biznes. 60% e kompanive që operojnë në vend preken direkt nga ndërprerjet e shpeshta të energjinë elektrike, duke humbur deri në 230 milionë euro. 49% e kompanive pranojnë se së paku e kanë përdorur një herë gjeneratorin vitin e fundit. Shqipëria e vitin 2021 ende me gjeneratorë dhe propagandë në këtë sektor, është treguesi i nepotizmit në këtë sektor. Ky është një skandal dhe duhet një reformë e fortë për ta kthyer në rrugën e duhur.

SHKARKO APP