Programi i PD për shëndetësinë, eksperti: Paga për specializantët do jetë 950 euro në muaj

Pas fjalës së kreut të PD-së, Luzlim Basha, me detaje për programin e shëndetësisë që premton kjo parti për zgjedhjet e 25 prillit, foli eksperti Gazmend Koduzi, i cili theksoi se pacientët nuk do të duhet që t’i blejnë më vetë barnat pasi do të rimbursohen të gjitha bazuar në protokollet mjekësore. Nga ana tjetër, ai shtoi se do të rritet edhe pagesa për mjekët që specializohen, duke përmendur shifrën prej 950 eurove në muaj. ”Ne do t’i kthejmë dinjitetin personelit mjekësor, mjekë dhe infermierë. Ne do të rrisim rrogën e mjekëve në 1200 euro dhe infermierëve në 700 euro. Ne do të frenojmë largimin e bluzave të bardha nga Shqipëria, për arsye ekonomike apo për karrierë profesionale. Ne do të rrisim numrin e studentëve që do të studiojnë për mjekësi, qoftë përmes rritjes së kapaciteteve aktuale të Fakultetit të Mjekësisë, apo hapjes së një fakulteti të ri publik”,-tha Koduzi.

Fjala e plotë

Nuk do të ketë më blerje të barnave nga xhepi sepse bari nuk është në listën e rimbursimit apo nuk mund t’i blejnë për shkak të pamundësisë financiare. çdo pacient do të marrë me rimbursim barnat që nevojiten për kurimin e sëmundjes bazuar në protokollet më të mira botërore të mjekimit. Ne do të motivojmë mjekët e rinj të specializohen, duke i paguar të gjithë specializantët me 950 Euro ne muaj dhe do të zerojmë kuotën e studimit prej 115000 lekë të ri janë vit, si dhe duke lënë të hapur punësimin e tyre pas specializimit bazuar në konkurimin e lirë pranë çdo spitali.

Jam shumë krenar që jam sot këtu. Për herë të parë, prej shumë kohësh, shqiptarët po e ndjejnë ndryshimin që po vjen. Kushdo që e dëgjoi Lulzim Bashën tani, e kupton plotësisht se Shqipëria ka më në fund një plan. Javën e kaluar ne pamë që Shqipëria ka një plan ekonomik dhe sot Basha zbuloi se Shqipëria ka një plan për shëndetësinë. Jo një plan dosido, por një plan të vërtetë, të menduar mirë, me angazhime specifike që ndryshe nga Rama, ne do t’i përmbushim. Jo premtime boshe. Jo ëndrra që nuk do të bëhen kurrë realitet. Thjesht një plan që do të ofrohet dhe ekzekutohet nga Basha dhe qeveria e tij menjëherë pas zgjedhjeve. Dua të ndalem me ju në disa nga pikat kryesore në këtë plan:

1- Ne do t’i kthejmë dinjitetin qytetarëve: çdo qytetar do të ketë kartën e tij të sigurimeve shëndetësore dhe me të në dorë do të vizitohet tek mjekut që ai dëshiron, ndërsa fatura do të paguhet nga sigurimet shëndetësore. Asnjë qytetar shqiptar nuk do të paguajë nga xhepi për analizat, diagnostikimin dhe mjekimin e tij. Ne do të ndjekim parimin: pacienti zgjedh ofruesin, paraja ndjek pacientin.

2- Nuk do të ketë më blerje të barnave nga xhepi sepse bari nuk është në listën e rimbursimit apo nuk mund t’i blejnë për shkak të pamundësisë financiare. çdo pacient do të marrë me rimbursim barnat që nevojiten për kurimin e sëmundjes bazuar në protokollet më të mira botërore të mjekimit. Ne do të reformojmë sektorin farmaceutik me qëllim që çdo shqiptar të marrë barna të cilësisë së njëjtë me një qytetar të Bashkimit Europian apo të vendeve të zhvilluara ekonomike.

3- Ne do t’i kthejmë dinjitetin personelit mjekësor, mjekë dhe infermierë. Ne do të rrisim rrogën e mjekëve në 1200 euro dhe infermierëve në 700 euro. Ne do të frenojmë largimin e bluzave të bardha nga Shqipëria, për arsye ekonomike apo për karrierë profesionale. Ne do të rrisim numrin e studentëve që do të studiojnë për mjekësi, qoftë përmes rritjes së kapaciteteve aktuale të Fakultetit të Mjekësisë, apo hapjes së një fakulteti të ri publik. Ne do të motivojmë mjekët e rinj të specializohen, duke i paguar të gjithë specializantët me 950 Euro ne muaj dhe do të zerojmë kuotën e studimit prej 115000 Lek te re janë vit, si dhe duke lënë të hapur punësimin e tyre pas specializimit bazuar në konkurimin e lirë pranë çdo spitali.

4-Ne do të investojmë në shëndetin publik, me fokus përmirësimin e shëndetit të popullatës, kapjen në kohë të sëmundjeve onkologjike, si dhe përballimin e epidemive të ndryshme, duke reformuar Institutin e Shëndetit Publik dhe investuar në kapacitetet njerëzore dhe infrastrukturë. Miqtë e mi! Pas 8 vitesh dështime të Ramës, pas 8 vitesh që Rama e ka lënë pas dore sistemin tonë shëndetësor. Pas 8 vitesh që Rama ju ka lënë pas dore juve, është koha t’i themi Ramës lamtumirë! Ne do ta sjellim ndryshimin që është kaq i domosdoshëm në Shqipëri. Basha do ta sjellë këtë ndryshim. Vetëm me Bashën, Shqipëria fiton!

SHKARKO APP