Programi i PD, Rama: Njësoj si tramvaji i Tiranës, gjumë të ëmbël
Kryeministri Edi Rama ka komentuar me ironi prezantimin e programit ekonomik të Partisë Demokratike. Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë se programi ngjason me premtimin për ndërtimin e një tramvaji në Tiranë në vitin 2011.
PD prezantoi sot programin ekonomik. Kryedemokrati Lulzim Basha u zotua se PD do të hapë 110 mijë vende të reja pune, do të ndihmojë fermerët, do të kompesojë me 100% interesat e kredive për strehim.
Ng ana tjetër, PD-ja zotohet se do të japë 100 milionë euro mbështetje direkte për fermerët dhe bujqësinë, dhe po ashtu do të japë ndihmë për studentët që vijnë nga familje me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj.
Programi i PD në 2021 si tramvaji i Tiranës në 2011🚡Gjumë të ëmbël🛌
— Edi Rama (@ediramaal) January 28, 2021