Programi i PD-së, Teliti: Ulja e taksave instrument, për ta kthyer ekonominë në shinat e zhvillimit
Eksperti i ekonomisë dhe këshilltari i kryetarit të PD-së, Dorian Teliti deklaron se ulja e taksave është një instrument për ta kthyer ekonominë në shinat e zhvillimit.
Teksa foli në lidhje me programin ekonomik të PD-së, Teliti u shpreh se PD propozon vendosjen e taksës 9% të sheshtë për pagat, duke ruajtur fashën e pataksuar 300 mijë lekë.
“Ulja e taksave instrument për ta kthyer ekonominë në shinat e zhvillimit. Vendosim taksën 9% e sheshtë për pagat duke ruajtur fashën e pataksuar 300 mijë lekë. Shtresa e mesme, e fituar nga taksa e sheshtë. Kursimet që krijon taksa e sheshtë mbeten ne xhepat e qytetarëve. Totali i taksave lokale e qendrore mbi biznesin e vogël, jo më shumë se 0.5% tatim mbi xhiron. Ne po vendosim një tavan që taksat lokale e kombëtare mbi biznesin e vogël të mos e kalojnë këtë. Të gjitha bizneset fitojnë një ulje të sigurimeve shoqërore nga 24.5% në 18%”, theksoi Teliti.