Programi i Praktikave të Punës, ministrja Denaj: 50 të rinj i bashkohen institucioneve të Bujqësisë

50 të rinj e të reja, kanë nisur sot Programin Kombëtar të Praktikave të Punës pranë institucioneve të Bujqësisë. Në takimin e zhvilluar me ta, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj diskutoi mbi zgjedhjen e tyre për të zhvilluar praktikën 3-mujore në sektorin e bujqësisë.

“Shumë e lumtur që bashkë me Zv. ministrin Dhimo Kote, Zv. ministrin Roland Kristo, mirëpritëm 50 të rinj nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, 17 prej të cilëve në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe 33 në institucionet e varësisë”, u shpreh Denaj.

Teksa u uruam shumë suksese, tha ajo dhe i këshilluam që gjatë kësaj periudhe të japin maksimumin e tyre për të fituar përvojë praktike duke aplikuar njohuritë teorike që kanë fituar në universitet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Denaj theksoi se praktika 3-mujore e njohur si periudhë pune nga Drejtoria e Administratës Publike, iu lehtëson të rinjve tranzicionin nga bankat e shkollës në tregun e punës, duke u krijuar mundësinë e punësimit me kontratë 1-vjeçare, në rast vlerësimi me pikë maksimale dhe në varësi të nevojave të institucioneve pritëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?