Programi për shëndetësinë/ Eksperti i PD: Spitalet me buxhet autonom, ministria përcakton vetëm rregullat e lojës

Eksperti i PD-së për shëndetësinë Gazmend Koduzi, ndau në një intervistë për News24, detaje nga programi i Partisë Demokratike për këtë sektor.

Në pikat e publikuara, nënvizohej se do të kishte një rritje të pagave mujore të mjekëve dhe infermierëve. Qëllimi sipas Koduzit është që të frenohet largimi i mjekëve dhe infermierëve nga vendi, pasi shtoi se ndalimi është i pamundur. Gjithashtu ai përmendi se ky model është huazuar nga shteti gjerman.

“I huazuar nga Gjermania. Ata që jetojnë atje e dinë që qytetari shkon me kartën e sigurimeve dhe sigurimet paguajnë faturën. Qëllimi jonë është të frenojmë largimin, nuk e ndalojmë dot. Nisur nga konsultimi në terren lidhur me largimin e tyre dy kanë qenë arsyet, paga dhe shërbimi profesional. Në qoftë se para 10 vitesh ikin në Turqi apo vendet e tjera, tashmë ne mendojmë që këta mjekë të vijnë këtu tek ne. Do të ketë motivim për të rritur cilësinë”, tha Koduzi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, Koduzi tha se me programin e përpiluar prej tyre, spitalet do të kenë një lloj autonomie sa i përket buxhetit. Ndërsa institucioni i Ministrisë së Shëndetësisë sipas tij do të shërbejë vetëm për të përcaktuar “rregullat e lojës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Spitalet marrin një buxhet fiks. Kanë një pagë fikse të personelit dhe të gjitha me radhë. Nëse spitali do të bëjë një investim duhet të marrë leje tek ministria e shëndetësisë. Nesër spitali me anë të bordit të tij do të bëjë të gjitha blerjet vetë, nuk do pyesë ministrinë. Ministria përcakton vetëm rregullat e lojës”, përfundoi eksperti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?