Progres-raporti i KE: Shqiptarët prapë vazhdojnë të emigrojnë masivisht
Raporti i progresit i Komisionit Evropian tregon se numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në shtetet e BE-së ngelet i lartë.
Sugjerohet që shteti shqiptar të punojë që të shmangë të tilla largime, e po ashtu të zgjidhë edhe çështjen e minorenëve që udhëtojnë në BE të pashoqëruar.
“Numri i aplikimeve të pabazuara të bëra nga shtetasit shqiptarë në BE është zvogëluar, por prapë ngelet i lartë dhe kërkon përpjeke të vazhdueshme dhe të qëndrueshme, e po ashtu duhet zgjidhur fenomeni i minorenëve të pashoqëruar”, vëren raporti i KE-së.
Ndërkohë që sipas raportit ka përmirësim në menaxhimin e kufijve.
“Sa i përket migracionit, progres disi është bërë në përmirësimin e kapacitetit institucional në menaxhimin e kufijve dhe azilin.
Shqipëria firmosi marrëveshjen për kufijtë evropian dhe statusin e mbikëqyrjes së bregdetit me BE-më më tetor të 2018-ës.
Kapacitetet pritëse për ti bërë ballë dyndjeve të emigrantëve janë përmirësuar edhe më”, raporton KE.
60% e shqiptarëve duan të largohen, Rama për ‘Liberation’: Është normale
KOHA JONË SONDAZH

