“Progresi” i gruas shqiptare
Nga Edmond Harizaj
Këtë 8 Mars, gruaja shqiptare vjen me progres të dukshëm në shoqëri krahasuar me 8 Marsin e kaluar;
Vjet kishte më shumë gra të vrara, sivjet ka më shumë të vetëvrara,
Sivjet është ulur niveli i dajakut, gratë nuk i denoncojnë më shpullat, grushtat dhe shqelmat,
Vjet shumë vajza i martonte babai e vëllai pa i pyetur, sivjet i lajmërojnë pasi i martojnë,
Deri vjet, gratë ishin në vend të shërbyeses, sivjet shërbyeset janë në vendin e tyre,
Vjet burrat për inat u shpërndanin grave video në watsap, sivjet ua nxjerrin në Tik-Tok,
Vjet burrat tradhëtonin- gratë falnin, sivjet falin gratë -tradhëtojnë burrat,
Vjet BBV e udhëhiqte një biond i oksigjenuar, sivjet e udhëheqin tri bionde,
Gra! 8 Marsi është dita juaj! Ta gëzoni!
364 ditët e netët e tjera, janë të burrave!