Projekt-strategjia e rishikuar e Diasporës, si do të përfshihen “të ikurit” në zhvillimin ekonomik të vendit!

Agjencia Kombëtare e Diasporës ka hedhur për Konsultim Publik projekt strategjinë e rishikuar, për Diasporën. Kjo e fundit paraqet, ndër të tjera, përfshirjen e diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit.

Fushat në të cilat do të përqendrohet kjo përfshirje janë krijimi i një Dhome Tregtie Biznesi të Diasporës, ofrimi i një kuadri ligjor për investimet nga Diaspora dhe ngritjen e një Skeme Bashkërendimi dhe Rrjetëzimi të Profesionistëve të Diasporës.

“Për më tepër, do të inkurajohet përthithja e investimeve të diasporës, krijimi i ndërmarrjeve të vogla e të mesme në disa fusha, përfshirë bujqësinë, industrinë e ushqimit dhe zhvillimin e zonave rurale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me anën e Strategjisë Kombëtare do të punohet për të krijuar një klimë të favorshme për investimet nga diaspora nëpërmjet aktiviteteve për stimuj fiskalë, shpërndarje informacioni, duke ulur korrupsionin, risqet, apo duke përmirësuar elementë të tjerë që e bëjnë të mundur klimën e investimeve” shkruhet më tej në projekt strategjinë e rishikuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu, strategjia cilëson bashkëpunimin e ngushtë me Kosovën, si një element shumë të rëndësishëm për realizimin e objektivave të mësipërme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?