Projektbuxheti 2019/ Ja fondet për 61 bashkitë: 195 mln € vitin e ardhshëm, Tirana 27.8 mln €

Tirana do të ketë në dispozicion vitin e ardhshëm afro 3.5 miliardë lekë, ose 27.8 milionë euro. Kjo bashki, do të ketë një rritje prej 11 përqindësh vitin e ardhshëm në fondet e mbledhura nga taksat dhe nga transferta e pakufizuar, që jepet nga qeveria, krahasuar me fondet e sivjetme. Bashkë me Urë Vajgurore, që njeh rritje me 11.3%, këto janë dy bashkitë, të cilave iu njihet nga Projektbuxheti 2019 rritja më e madhe vjetore.

Ndërkohë, do të jenë tri bashki, të cilat, në të kundërt, do të kenë ulje krahasuar me 2018-ën (Finiqi -1.8%, Gramshi -4% dhe Përmeti -0.4%), si dhe një që do të ketë gati të njejtat fonde si sivjet (Librazhdi).

Reformat

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Projektbuxhetit, në projektbuxhetin e vitit 2019, burimet e financimit të vetëqeverisjes vendore do të rriten me rreth 5 miliardë lekë ose 11% më shumë se sa ato të vitit 2018, të cilat do shkojnë për më shumë investime dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndër masat më të rëndësishme përfshihet reforma për taksën e ndërtesave, me ngritjen e strukturave të posaçme dhe krijimin e kadastrës fiskale.

Vend të rëndësishëm do të zejë edhe reforma e financimit të arsimit parashkollor. Për vitin 2019, fondet për pagat e edukatorëve do të rriten me 9.1% në krahasim me vitin 2018. Do të punësohen 438 mësuese (edukatore) më shumë se sa në vitin 2018, të cilët do të shkojnë në 32 bashki të cilat kanë një nevojë më të madhe për shtimin e edukatorëve, e matur nga raporti “fëmijë për edukatore”.

Trasfertat

Burimi kryesor i rritjes së shpenzimeve vendore për vitin 2019, vjen kryesisht nga rritja e të ardhurave nga taksat dhe tarifat e veta si dhe nga rritja e transfertës së pakushtëzuar të përgjithshme.

Në total, nga buxheti qendror bashkitë do të marrin mesatarisht 63.7% të fondeve, ndërsa pjesën tjetër duhet ta sigurojnë me burimet e veta. Por, për bashki të ndryshme, kjo përqindje është e ndryshme. Kështu psh, në buxhetin e Tiranës vitin e ardhshëm 67.8% do të kontribuohet nga buxheti qendror. Kjo shifër për Shkodrën është 64.1%, për Durrësin 68.6%, për Elbasanin 61.5%, për Kamzën 74.5%, për Tepelenën 52%, etj.

Bashkitë që do të marrin rritje fondesh për 2019-ën janë shumë, por ato me rritje më të madhe janë, veç Urës Vajgurore e Tiranës, edhe Kamza, Kruja, Durrësi, Hasi, Konispoli, Përrenjasi, Roskoveci, Rrogozhina, Vora, Vau i Dejës, etj, shkruan Shqiptarja.com

Fondet në dispozicion të bashkive në vitin 2018 dhe 2019 sipas Projektbuxhetit (në mijë lekë)
 
Nr Bashkitë 2018 2019 Ndryshimi Transferta e pakushtëzuar që jepet nga qeveria
1 Belsh 169,041 173,809 2,8% 116,448
2 Berat 527,439 537,085 1,8% 285,474
3 Bulqizë 367,348 376,411 2,5% 254,450
4 Cërrik 215,219 220,695 2,6% 137,466
5 Delvinë 115,792 117,634 1,6% 64,255
6 Devoll 271,827 278,072 2,3% 184,579
7 Dibër 610,029 626,912 2,8% 399,876
8 Divjakë 298,045 307,152 3,1% 205,506
9 Dropull 107,937 110,711 2,6% 79,305
10 Durrës 1,126,217 1,191,470 5,8% 817,362
11 Elbasan 1,034,663 1,072,217 3,6% 658,776
12 Fier 876,788 905,942 3,3% 578,336
13 Finiq 160,877 157,996 minus 1,8% 116,070
14 Fushë Arrëz 148,042 150,816 1,9% 75,829
15 Gjirokastër 368,672 378,413 2,7% 205,772
16 Gramsh 357,263 342,865 minus 4% 207,642
17 Has 203,018 212,417 4,6% 137,432
18 Himarë 159,497 163,965 2,8% 115,736
19 Kamëz 618,843 660,879 6,8% 491,970
20 Kavajë 348,031 350,973 0,9% 209,214
21 Këlcyrë 102,132 103,899 1,7% 58,984
22 Klos 192,067 196,873 2,5% 134,094
23 Kolonjë 202,998 207,263 2,1% 116,983
24 Konispol 90,957 95,200 4,7% 58,194
25 Korçë 722,026 743,476 3,0% 439,016
26 Krujë 389,178 414,327 6,5% 276,863
27 Kuçovë 262,310 268,355 2,3% 157,761
28 Kukës 504,267 527,599 4,6% 308,900
29 Kurbin 351,262 366,047 4,2% 222,906
30 Lezhë 489,408 511,266 4,5% 315,802
31 Libohovë 69,742 71,637 2,7% 40,113
32 Librazhd 399,939 399,811 baraz 266,913
33 Lushnje 632,747 633,303 0,1% 390,513
34 Malësi e Madhe 376,119 386,522 2,6% 281,196
35 Maliq 423,791 435,529 2,8% 286,579
36 Mallakastër  263,004 264,935 0,8% 155,697
37 Mat 317,901 324,355 2,0% 183,304
38 Memaliaj 162,452 164,519 1,3% 101,005
39 Mirditë 335,529 343,112 2,3% 196,526
40 Patos 202,872 203,903 0,5% 123,431
41 Peqin 189,960 194,363 2,3% 125,125
42 Përmet 187,820 186,674 minus 0,4% 115,574
43 Pogradec 513,529 529,701 3,2% 347,759
44 Poliçan 148,735 154,035 3,6% 97,508
45 Përrenjas 243,512 255,993 5,1% 166,158
46 Pukë 199,692 202,748 1,5% 109,538
47 Pustec 50,494 51,829 2,7% 33,765
48 Roskovec 150,540 161,705 7,4% 106,670
49 Rrogozhinë  188,722 197,658 4,8% 138,129
50 Sarandë 221,679 226,656 2,3% 125,697
51 Selenicë 225,921 230,594 2,1% 163,155
52 Shijak 189,531 192,400 1,5% 130,451
53 Shkodër 957,708 984,436 2,8% 630,668
54 Skrapar 216,599 219,522 1,4% 119,903
55 Tepelenë 151,365 154,901 2,3% 80,459
56 Tiranë 3,130,711 3,476,157 11,0% 2,348,723
57 Tropojë 283,324 290,659 2,6% 201,742
58 Ura Vajgurore 191,736 213,344 11,3% 133,533
59 Vau i Dejës  303,146 316,612 4,5% 214,265
60 Vlorë 887,650 915,284 3,1% 529,833
61 Vorë 173,336 184,728 6,6% 115,467
Totali 23,431,000  24,338,359 3,9% 15,490,403

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?