Projektbuxheti 2023, Partia e Lirisë: Nga shuma 100 euro në muaj për studentët tek rritja e rrogave për pedagogët
Këtë të hënë, Partia e Lirisë ka paraqitur pesë amendamente të propozuara për projektbuxhetin e vitit 2023 për arsimin.
Amendamentet e propozuara nga Partia e Lirisë për projektbuxhetin e vitit 2023 për arsimin:
1-Mbështetje financiare për studentët, 100 euro në muaj për të përballuar krizën e çmimeve dhe kostove studentore, për t’i barazuar me bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë.
2-Mbështetje për kërkimin shkencor, që të shkojë të paktën në 0,3% e PPB siç kanë kërkuar edhe pedagogët.
3-Rritja e pagave të pedagogeve 50% brenda dy viteve, sipas kërkesave të Sindikatës Kombëtare të Pedagogëve.
4-Rritja e pagave të mësuesve duke filluar nga 1 janari për të përballuar rritjen e çmimeve dhe inflacionin e pritshëm.
5-Pajisja me tekste të reja shkollore falas, çdo vit, për nxënësit nga klasa I deri në klasën e IX.