Projektbuxheti 2024? Pensionistët me më shumë shpresa

Ndihma për shtresat në nevojë zë një vend të veçantë në projektbuxhetin e shtetit, por kjo nuk është ndjerë sipas qytetarët deri më tani teksa nuk po përkthehet në para në xhepat e tyre. Një buxhet më i lartë për mbrojtjen sociale nuk i ndihmon sipas tyre të mos braktisin vendin përballë krizës që ndodhen.

Për qytetarët deklarata e ministrit të financave se 1/3 e shpenzimeve të buxhetit do të shkojnë për skemën e pensioneve, ndihmën ekonomike, pagesën e paaftësisë, pagesën e papunësisë nuk do të thotë asgjë, pasi sipas tyre shqiptarët qëndrojnë në kufijtë e mbijetesës. Moshat më të reja e kanë humbur shpresën duke zgjedhur kështu emigrimin, pensionistët presin të paktën nga projektbuxheti 2024 shpërblimin në fund të viti por dhe një indeksim.

Teksa Shqipëria është një vend që ndikohet drejtpërsëdrejti nga faktorët e jashtëm, qytetarët kërkojnë që në projektbuxhetin 2024 të përllogaritet minimum jetik ose të ketë një ndihmë të duhur në rishikimin apo rimbursimin e çmimeve si tek ushqimet por dhe në sektor të tjerë.

SHKARKO APP