Projekti 1 miliard euro,autostrada Nish- Durrës i siguron Serbisë daljen në det nga Shqipëria

 

Brenda 15 ditësh, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai Serb Aleksandër Vuçiç do të nënshkruajnë protokollin për realizimin e projektit të autostradës Nish- Durrës

E bën të ditur Zv/kryeministrja njëkohësisht ministrja serbe e Infrastruktrës Zorana Mihajlovic.

“Serbia dhe Shqipëria kanë 6 muaj që punojnë në këto projekte, të cilat do të prezantohen në samitin e ardhshëm në Vjenë ka thënë Mihajlovic për RTS.

Ajo shtoi se një tjetër hap shumë i rëndësishëm do të vijojë.

Për projektin duhen afërishti 1 miliard euro por për këtë cështje do të diskutohet pasi të ketë mbaruar studimi  i tij

“ Është bashkëpunimi dhe stabiliteti politik, pa të cilin nuk mund të flasim për stabilitet ekonomik. Kjo autostradë është e rëndësishme pasi lidh rajonin dhe për ne në mënyrë të veçantë sepse na siguron dalje në det nëpërmjet Shqipërisë” tha ministrja serbe

SHKARKO APP