Projekti “100 fshatrat”, potencial zhvillimi me bazë turizmin

“Shqipëria ka një potencial të mjaftueshëm që ne të ndërtojmë projekte zhvillimore me bazë turizmin”, deklaroi Kryeministri Edi Rama duke folur për projektin e 100 fshatrave në të gjithë Shqipërinë.

Në vijim të fjalës së tij, kryeministri Rama tha se “projekti zhvillimor me bazë turizmin do ju jap mundësi njerëzve që jetojnë në ato fshatra, që më të shumtën e herës për shkak të pozicionit gjeografik dhe për shkak të kufizimeve të natyrale të ndryshme nuk kanë mundësi të angazhohen në zhvillimin bujqësor intensiv, nuk kanë mundësi të krijojnë volume të atilla prodhimi që mund të krijojnë mirëqenie përmes shitjes së prodhimit, që të vëmë në dispozicion shtëpitë e tyre, ferma e tyre e vogël dhe natyrën e mrekullueshme për rreth, bashkë me të gjitha atraksionet e tjera të trashëgimisë kulturore dhe kështu të krijojmë të ardhura shumë më tepër se ç’ka do mendohet”.

“Të ardhura që varfëria në zona kaq të bukura të mos jetë një fatalitet, por të jetë një armik që mundet dhe mundet të lihet pas në histori”, tha më tej, Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, Rama tha se këtu janë një pjesë e grupit të miqve tanë, përfaqësuesve të vendeve që kanë selitë e tyre diplomatike dhe përfitoj nga rasti ti falenderoj.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Me ambasadorin Austriak dhe atë Zviceran, falë punës së përbashkët falë agjencitë e bashkëpunimit të këtyre vendeve, kemi hyrë në një proces ku po bashkojmë përpjekjet për të nxitur projektin e 100 fshatrave dhe ideja jonë është që të ftojmë dhe të tjerët dhe kështu, duke kanalizuar fondet e mbështetjes të të gjitha vendeve në një program si ky për aq sa mund të dedikohet nga portofoli i çdo vendi në kuadrin e mbështetjeve të bashkëpunimit të krijojmë mundësinë që fshatrat të adaptohen dhe kështu të bashkojmë dhe rezervat tona financiare si qeveri për të bërë të mundur që sa më shpejtë të jemi modele të prekshme suksesshme që të jenë modele për fshatrat që i rrethojnë”, tha Rama. /e.caushi/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?