Projekti, 32 mln Euro investime për shëndetësinë (VIDEO)

 

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe Përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore për Shqipërinë, Tahseen Sayed prezantuan sot projektin me vlerë 32 milionë euro, “Përmirësimi i Sistemit të Shëndetësisë”.

Projekti, i cili do të bashkëfinancohet gjithashtu nga Qeveria Shqiptare në vlerën 4 milionë euro, kontribuon në: (I) forcimin e administrimit dhe qeverisjes në spitalet publike; (II) përmirësimin e mënyrës së financimit shëndetësor; (III) zbatimin e sistemeve të informacionit për të përmirësuar efikasitetin dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor në Shqipëri.

SHKARKO APP