Projekti i KLGJ! Mbyllen 9 gjykata në vend
Nëntë gjykata në vend po planifikohen të mbyllen. Report Tv ka bërë me dije projektin e Këshillit të Lartë Gjyqësor që është ende në diskutim.
Mësohet se projekti është prezantuar, por pritet të bëhen konsultime publike. Shkak për mbylljen e gjykatave janë bërë kostoja ekonomike dhe mungesa e stafit.
Kështu drejt mbylljes do të jenë gjykatat e shkallës së parë në: Tropojë, Pukë, Pogradec, Gjirokastër, Korçë, Kurbin, Burrel, Sarandë, Përmet.
Po ashtu është propozuar që të shkrihen në një Gjykata e Apelit të Durrësit me atë të Tiranës. Sakaq, mungesë gjyqtarësh ka edhe në gjykatën e Kavajës për shkak të tërheqjeve nga vettingu.
KOHA JONË SONDAZH

