Projekti për rikulaifikimin urban të Lezhës

Realizimi i këtij projekti, përmes këtij investimi madhështor , do të përfshijë rehabilitimin e plotë të sheshit qendror “Gjergj Kastrioti” , me rikualifikimin e qendërs urbane, me gjelbërimin e lulishtet etj. ku risi këtu do të jetë mosprania e parkimit të automjeteve këtu, për t`u zhvendosur diku tjetër, duke eleminuar njëherë e mirë bllokimin e sheshit administrativ me parkimin e automjeteve të ndryshme e duke lehtësuar frymëmarrjen e qytetit dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve , ku sheshi qendror do të kthehet në lulishte dhe shëtitore për qytetarët, Gjithashtu, ky projekt i rikualifikimit të qendërs urbane të qytetit të Lezhës, krahas rehabilitimit të sheshit qendror të qytetit , do të rikialifikojë edhe Memorialin e Vendvarrimit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Obeliskun e Besëlidhjes së Lezhës me gjelbërimin dhe lulishtet, parqet, zona muzele etj. duke hequr edhe parkimin e mjeteve nga sheshi qendror i qytetit, duke e lënë të lirë për qytetarët në shëtitore dhe argëtimin e kalimin e kohës  së lirë për ta. Do të kemi një Lezhë tjetër , me zbatimin e këtij projekti bashkëkohor, ku qendra administrative dhe zona muzeale, do t`u kthehet krejtësisht qytetarëve me shëtitjet dhe argëtimin  e tyre , përmes gjelbërimit, ndriçimit, parqeve, këndeve të lodrave etj. me rikualifikimin e plotë të qendrës urbane dhe asaj muzeale, sjelljen në identitet dhe të vizitueshme edhe për turistët vendas e të huaj, duke e bërë qytetin e Lezhës ndryshe, atraktiv e turistik.

Jak Rrozhani

SHKARKO APP