Projekti për transformimin e qendrës së Kamzës

Ndër projektet e Bashkisë Kamëz që do të zbatohen gjatë vitit 2016 është edhe ndërtimi i sheshit të ri në qendër të qytetit, pranë Pallatit të Kulturës, me sipërfaqe 3936 metra katrorë. Ky është një nga investimet e shumta që janë pjesë e financimeve të buxhetit të bashkisë për vitin 2016. Zbatimi i këtij projekti përbën fazën e parë të ndryshimit të pamjes së qytetit, e cila promovohet në një kohë që Bashkia është në një fazë të zbatimit të shumë projekteve që kanë lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës dhe në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetesës së qytetarëve të Kamzës.
Përveç gjelbërimit (që përfshin mbjellje e pemëve dekorative dhe luleve) dhe ndriçimit të bollshëm do të ketë një shatravan,  çezëm uji,  kosha mbeturinash etj.
Ky projekt tregon edhe një herë vizionin e qartë që ka kreu i Bashkisë për intensifikimin e punës për përmbushjen e premtimeve të dhëna qytetarëve gjatë fushatës së fundit elektorale. Për realizmin e këtij projekti kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim edhe institucione dhe personalitete të huaja, si konsulli i Ambasadës Austriake, z. Wolfgang Marchardt. Konsulli austriak, i cili në dhjetor ishte i pranishëm për një vizitë në Bashkinë Kamëz, qe shprehur ndër të tjera se do të promovonte jo vetëm projektin për ndërtimin e këtij sheshi, por edhe projekte të tjera të rëndësishme për zhvillimin e qytetit të Kamzës. Gjatë bisedës së zhvilluar me konsullin austriak, kryebashkiaku Xhelal Mziu u shpreh se do të mirëpriste bashkëpunimin në shumë fusha me Ambasadën dhe Qeverinë Austriake dhe konkretisht për ndërtimin e sheshit në qendër të qytetit. “Për këtë bashkëpunim edhe qytetarët do të ishin shumë të kënaqur, që partner do të ishte Austria apo Ambasada Austriake, duke qenë se ky është edhe një ndër akset kryesore që lidhet me veriun dhe me Kosovën, kështu që unë e konsideroj me një impakt mjaft pozitiv jo vetëm për përfitimin e tij, por edhe për marrëdhëniet dypalëshe”, – pati theksuar z. Mziu në takim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?