Projektligjet e vitit 2023 nga qeveria, mungon amnistia fiskale

Këshilli i Ministrave ka miratuar programin e përgjithshëm analitik të projekt-akteve që do të paraqiten për shqyrtim gjatë këtij viti.

Por që mungon nisma disavjeçare për një amnisti fiskale, e motivuar për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, por që në planet e qeverisë i përfshin të gjithë.

Mungesa e amnistisë në kalendarin e akteve për shqyrtim përgjatë 2023-shit nuk e përjashton mundësinë që ajo të vijë në një moment të dytë për miratim, ndonëse është e rrethuar nga një refuzim opozitar dhe ndërkombëtar që rendisin si rrezik kryesor pastrimin e parave.

SHKARKO APP