Projektligji i ri/Të dënuarit deri në 5 vite kalojnë në burgje private

Edhe pse Shqipëria është e prekur nga koronavirusi dhe të gjitha aktivitetit publike janë anuluar dhe institucionet kanë kufizuar punën, Kuvendi vijon punën. Një pjesë e të dënuarve që ndodhen në institucionet e vuajtjes së dënimit së shpejti pritet të transferohen në burgjet private. Kështu u vendos në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku gjatë seancës të së martës u miratuan ndryshimet që kanë të bëjnë me të drejtat e të burgosurve.

Referuar projktligjit të ri, të dënuarit deri në 5 vite mund të vendosen në burgje private. Nga ana tjetër, për transferimin në burgjet private përjashtohen të burgosurit në ambjentet e sigurisë së lartë që janë të dënuar me burg përjetë, krimet kundër jetës apo seksuale me të mitur.

Një tjetër ndryshim që pritet të realizohet përsa i përket të drejtave të burgosurve është punësimi i tyre jashtë ambjenteve të vuajtjes së dënimit. Punësimi jashtë institucionit i të dënuarve mund të realizohet vetëm nëse lejohet nga drejtori i përgjithshëm i burgjeve kur nuk cënohet siguria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se të burgosurit me vendim dhe të prokurorit të dalin jashtë institucionit të shoqëruar nga personeli dhe të ruajtur nga policia e burgjeve. Gjithashtu me ndryshimet e reja pritet që të burgosurve t’ju hapet rruga për të ndjekur studimet universitare, kjo nëpërmjet sistemit online.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?