Projektraporti për Shqipërinë, eurodeputeti Šimečka: Zgjedhjet e 25 prillit thelbësore për rrugëtimin drejt BE-së
Ka çelur punimet me një seancë të jashtëzakonshme këtë të enjte Komitetit mbi Punët e Jashtme në BE. Seanca u hap nga Raportuesja në Parlamentin Europian, Isabel Santos ku u prezantuan gjetjet e raportit. Për eurodeputetin Michal Simacka zgjedhjet e prillit të vitit 2021 janë një pikë thelbësore për reformat e ndërmarra dhe rrugën drejt BE-së.
Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, asaj të Lartë, Marrëveshja e 5 qershorit dhe emigrimi i të rinjve kanë qenë disa nga temat qendrore që u diskutuan këtë të enjte në Komitetin mbi Punët e Jashtme në BE.
Në seancën e jashtëzakonshme ku u prezantuan gjetjet e raportit mbi Shqipërinë, për eurodeputetin Michal Simacka zgjedhjet e prillit të vitit 2021 janë një pikë thelbësore për reformat e ndërmarra dhe rrugën drejt BE-së.
Seanca u hap nga Raportuesja në Parlamentin Europian, Isabel Santos ku u prezantuan gjetjet e raportit. Ajo bën thirrje që marrëveshja e 5 qershorit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të arritura me konsensus mes palëve, të ruhet në të mirë të vendit.
“Kërkesat që ka bërë KE duhet të plotësohen. Kam edhe shqetësime që i kam prezantuar në raport. Jam e shqetësuar për shoqërinë civile, pjesëmarrjen e saj në proceset politike. Duhet të përfshihet. Të vijojë reforma kundër korrupsionit e krimit të organizuar, të përfundohet Reforma në Drejtësi. Shumë gjëra për të punuar. Të gjitha forcat politike duhet të përfshihen në normalizimin e jetës politike në vend.
Ndërkohë, për eurodeputetin Lega, Shqipëria ka bërë progress, por duhet të vazhdohet më tej në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Integrimi europian është katalizator për progresin. Shqipëria ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme në reformën gjyqësore. Pavarësisht rrugës së gjatë të bërë nga Shqipëria ka ende shumë reforma të parritura. Kemi nevojë të shohim rezultate të prekshme nga qytetarët. Shqipëria meriton të vazhdojë në rrugën e integrimit europian.”
Më i drejtëpërdrejtë ka qenë austriaku i të gjelbërtve, Thomas Waitz. “Nuk është aspak e drejtë që të vendosen herë pas here kushte. Ndihmojeni këtë vend, që të ecë përpara për hapjen e negociatave” – tha eurodeputeti Waitz.
Irlandezi Mick Wallace ceku një nga problemet e rëndësishme të vendit, por edhe më gjerë të rajonit.
“Duhet të krijojmë kushte që shqiptarët jashtë vendit të kthehen në shtëpi dhe ata që janë aty të mos largohen, tha Ëallace. Mund ta them nga eksperienca ime personale se që të gjithë punëtorët shqiptarë janë ndër më profesionistët dhe është shumë keq që ata nuk rrinë dot në vendin e tyre – u shpreh europarlamentari.
Raporti i europarlamentares Santos është ende draft i papërfunduar. Amendamentet per ndryshimin e tij do të pranohen deri më datën 16 Dhjetor.