”Prokurorët e kanë firmosur”, Juristi tregon 4 pikat: Berishës do t’i ndalohet…

Juristi Franc Nuri komenton masën e sigurisë që është kërkuar nga prokuroria për Sali Berishën. Ai tregon 4 pikat që do të ndiqen për këtë rast. ”Berisha është mbi moshën 70 vjeç dhe vendosja e masës së arrestit për personat mbi 70 vjeç duhet të jetë një përjashtim, përveç rastit të flagrancës, si rregull nuk mund të vendoset nën arrest. Zoti Berisha nuk rrezikon të prishë asnjë lloj prove.

Së treti, ai nuk rrezikon të nxjerrë asnjë sekret hetimor. E katërta, nuk ka asnjë lloj rrezikshmërie shoqërore. Nuk kuptohet mbajtja e një polici te dera, përveç asaj që aludohet se kjo bëhet për të penguar të komunikojë me bashkëpunëtorët e tij”.

Nga ana tjetër, ai sqaroi se çfarë nënkupton arresti në shtëpi me mbikëqyrje policore. “Me këtë masë nënkuptohet fakti që polici i shërbimit do të lejojë të hynë në banesë vetëm familjarët, ata që janë te lista. Ne kemi marrë vesh nga mediat, është publikuar një shkresë që Berishës ti ndalohet komunikimi me palë të treta.

Jam njohur para pak minutash me një shkresë të firmosur nga dy prokurorët e SPAK, që kanë kërkuar ndalimin e komunikimit me persona të tjerë. Kjo bëhet vetëm për arsye politike, t’i mbyllin gojën liderit të opozitës”, tha juristi.

SHKARKO APP