Prokurorët që urdhëruan censurën ndaj medias, të njëjtët që ekstraduan financierin e Habilajve pa i marrë dëshmi
Prokuroria nxori sot një urdhër të paprecedentë që paralajmëron ndëshkimin e mediave që publikojnë detaje nga dosja 339, e cila flet për trafikun e drogës dhe blerjen e votave nga PS.
Urdhri u firmos nga dy prokurorët, Vladimir Mara dhe Dritan Prenci.
Dy prokurorët njihen në publik si ata që lejuan ekstradimin e Nezar Seitit (financierit te Habilajve) në 2018 drejt Italisë. Seiti, një person kyç për hetimin ndaj ish-ministrit Tahiri u ekstradua me urgjencë drejt Italisë pa ju marrë dëshmia lidhur me aktivitetin në Shqipëri të vëllezërve Habilaj.
Në shkurt të vitit 2018 Drejtoria e Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur verifikimet ndaj dy prokurorëve, pasi ka rezultuar se ata nuk kanë njoftuar Prokurorinë e Pergjithshme, por edhe nuk kanë pasur një komunikim me prokurorinë e Tiranës, e cila kishte në shqyrtim çështjen për ekstradimin në Itali të Nezar Seitit.
KOHA JONË SONDAZH

