Prokurori Haxhi Giu mbetet në burg

 

Gjykata e Krimeve të Rënda i ka komunikuar këtë të shtunë masën e sigurisë “arrest me burg” prokurorit Haxhi Giu, i arrestuar pak ditë më parë.

Giu, i njohur si ish-anëtar i grupit të prokurorëve të çështjes “Hajdari”, akuzohet për korrupsion pasiv gjatë ushtrimit të detyrës. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga hetimet ka rezultuar se Giu do të merrte 29 mijë euro ryshfet nëse do të arrinte të zbuste dënimin e një të dënuari për trafik narkotikësh. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë seancës së sotme, gjykata i ka komunikuar masën "arrest me burg" edhe shtetasit Aleks Shporri, i cili tentoi të korruptonte prokurorin për të lehtësuar pozitat e vëllait të tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?