Prokurori i Antimafias së Leçes: Tregu i drogës në Shqipëri, mjaft aktiv

Për Prokurorin e Antimafias së Leçes, Cataldo Motta, operacioni i djeshëm që përfundoi me arrestimin e 3 personave dhe sekuestrimin e 70 kg lëndë narkotike, është tregues i qartë se tregu shqiptar i drogës është mjaft aktiv.

“Operacionet janë mjaft të rëndësishme e dëshmojnë qartë se si tregu shqiptar është ende mjaft aktiv. Guardia di Financa po punon shumë mirë dhe ne jemi shumë krenarë”, është shprehur Motta gjatë konferencës për shtyp

Operacionet – 67 kg marijuanë , disa armë të tipit kallashnikov e 200 plumba, 3 kg heroinë e tre persona të arrestuar është bilanci i dy operacioneve të ekzekutuar dje nga policia italiane e rajonit të Pulias.

Teksa në portin turistik të San Fokës, policia financiare italiane ka kryer gjatë mëngjesit të sotëm një operacion për kapjen e një gomone më në bord një person e që po udhëtonte drejt Italisë.

Nën sinjalizimin e rojes bregdetare policia finaciare ka mbërritur në brigjet e portit të San Fokës, vendi ku po drejtohej dhe ky mjet lundrimi.

Në gomone, italiani Giovanni Pacifiko 47 vjeç ka hedhur në det telefonin e tij celular, sapo ka nuhatur praninë në port të forcave të policisë.

Në gomonen e tij u sekuestruan 60 kg marijuanë disa kallashnikov e 200 plumba. Dhe pse gomonia mbante flamurin grek, policia italiane dyshon se lënda narkotike vinte nga Shqipëria.

Operacioni i dytë i mëngjesit të sotëm është kryer po nga policia financiare e rajonit të Pulias në komunën e Torre Chianca.

Gjatë ekzekutimit të tij janë arrestuar shqiptarët Hendri Kapllani dhe Ervin Gerbaj, ku në banesën e tyre u gjetën 3 kg heroinë e pastër me një vlerë prej 15 mijë euro.

 

SHKARKO APP