Prokurori i arrestuar dje: Refuzoj të flas!

 

Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë tentuar të marrin në pyetje prokurorin Haxhi Giu, në detyrë prej 24 vitesh, i cili do të mbahet në ambjentet e policisë së Tiranës, derisa të vlerësohet masa e sigurise.

I arrestuar për shkak të masës “arrest me burg” të dhënë një ditë më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, prokurori Giu nuk ka dhënë asnjë shpjegim për gjithë pretendimin e prokurorëve që e dyshojnë atë për korrupsion pasiv. 

"Refuzoj të flas", – është shprehur prokurori, – duke shtuar se “do të flas në një moment të dytë”. Vetëm kaq mësohet të ketë qenë komunikimi mes tij dhe kolegut të njësisë antikorrupsion, Armand Gurakuqi, një magjistrat i diplomuar në vitin 2003 si prokuror. 

 

SHKARKO APP