Prokurori i çështjes “Tahiri” në vetting, zbulohet pasuria e tij

Dritan Prençi, prokurori i Krimeve të Rënda do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Seanca në ngarkim të tij është parashikuar të mbahet më 5 qershor, në ora 11.30, ku do të dëgjohet argumentimi i pasurisë së tij.

Prençi është një ndër prokurorët që po heton çështjen në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, si dhe të Orest Sotës, i cili u kap me një shumë të konsiderueshme parash dhe me patentën e ish-ministrit të Brendshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i takon pasurisë, në vitin 2008 ai ka deklaruar blerjen e një apartamenti 78 m2 dhe vlerë thuajse 32 mijë euro, të blerë me kredi bankare për shlyerje në 10 vjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tre vite më vonë ai ka deklaruar një tjetër kredi 8-vjeçare, me anë të së cilës ka shlyer një pjesë të shumës për blerjen e apartamentit.

Por prokurori ka deklaruar edhe një makinë tip “Volkswagen”, me vlerë 2 mijë euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?