Prokurori i dosjes ”Tahiri”, kërkon të marrë drejtimin e prokurorisë së Tiranës
Pas shkarkimit të Elisabeta Imerajt, vetëm një prokuror ka shprehur pëlqimin për të marrë drejtimin e organit të akuzës së kryeqytetit. Ai është Arenc Çela.
Elisabeta Imeraj fillimisht u komandua në drejtimin e prokurorisë së kryeqytetit nga ish-kryeprokurorja Arta Marku dhe më pas u emërua në nga KLP, pasi u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Pas shkarkimit të saj në shkallën e dytë të Vetting-ut, KLP ka hapur tashmë garën. Arenc Çela ka qenë më parë prokuror tek Krimet e Rënda ku ka marrë pjesë në hetimet e dosjes së ish-ministrit Saimir Tahiri.
KOHA JONË SONDAZH

