Prokurori i Vlorës: Krimi po më kërcënon
Por, prokurori sqaron se bëhet fjalë për të njëjtin grup kriminal që pikëriësht në 23 qershor të vitit të kaluar, teksa shqiptarët votonin, i hodhën në erë makinën në qytetin bregdetar. Në atë kohë Tafili mbante postin e kreut të Prokurorisë së Vlorës. Sipas prokurorit, ky grup kriminal i ka kërkuar disa herë që të bëhet pjesë e marrëveshjeve të tyre, por ai nuk ka pranuar.
Ish kryeprokurori i Vlorës ngre edhe më shumë dyshime kur shprehet se ky grup kriminal ka vendosur edhe eksplozivin në banesën e përfaqësuesit të PD-së, Ardian Kollozi. “Ky grup kriminal ka mbështetje të fortë politike dhe në drejtësi janë kriminelet e rilindjes”, shprehet Tafili.