Prokurori që po heton Tahirin në 5 qershor para Vettingut/ Emri

Në datë 5 qershor do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit prokurori Dritan Prenci. Seanca do të zhvillohet në orën 11:30 minuta.

Dritan Prenci është prokuror i Krimeve të Rënda, ndërsa është pjesë e hetuesve të dosjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, raporton Report Tv.

Gjithashtu, Prenci është prokuror dhe në dosjen e vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi. Ai është emëruar prokuror te Krimet e Rënda në kohën e Adriatik Llallës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri tani kanë dalë para Komisionit të Vettingut disa gjyqtarë dhe prokurorë për kontrollin e figurës, pasurisë dhe aftësive, por jo të gjithë e kanë kaluar, pasi një pjesë janë përjashtuar nga sistemi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?