Prokurori Sokol Stojani i nënshtrohet procesit të Vettingut

Prokurori Sokol Stojani i është nënshkruar procesit të Vettingut ditën e sotme. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po kryen seancë dëgjimore me prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Trupi gjykues përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu, Sanxhaktari.

Stojani e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe ka punuar për disa vite në Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2008, ai është emëruar prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme dhe përgjatë 10 viteve të fundit ka mbajtur disa poste drejtuese, përfshirë edhe atë të anëtarit të Këshillit të Prokurorisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fillim të vitit, Stojani u emërua drejtor i Inspektimit, Burimeve Njerëzore dhe Mbrojtjes së Dëshmitarëve nga kryeprokurorja Arta Marku, detyrë të cilën e mbajti vetëm 9 muaj. Më 19 shtator, media rrodhi një urdhër lirimi nga pozicioni drejtues, ndërkohë që Stojani i tha BIRN se kishte dhënë dorëheqjen, pasi ndante “pikëpamje tjetër për mënyrën e drejtimit dhe të rekrutimit të burimeve njerëzore”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?