Prokurori Sokol Stojani në “sitën” e vetingut
Në 30 tetor Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë seancën dëgjimore me Sokol Stojani, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Në kuadër të procesit të vetingut, prokurori Stojani do t’i nënshtrohet hetimit bazuar në tre kritere vlerësimi i pasurisë, kontrolli i figurës dhe vlerësimi i aftësive profesionale.
Trupi gjykues që do të shqyrtojë dosjen e prokurorit Stojani përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Valbona Sanxhaktari.
KOHA JONË SONDAZH

