Prokuroria: 13 vjet burg “baronit” të drogës Gëzim Çela

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 13 vjet për Gëzim Çelajn dhe 9 vjet burgim për Realt Hysollin, të akuzuar për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” si dhe “prodhim e mbajtje pa leje te armëve”. Nga hetimi ne 2014, Prokuroria kishte dyshime se Gëzim Çela dhe kimistja Valentina Tufa kishin krijuar kontakte me persona të ndryshëm në Shqipëri, Kosovë e SHBA, me qellim trafikimin e lëndëve narkotike “kokainë” nga vendet e Amerikës Latine, në drejtim të Kosovës, Shqipërisë e më tej, në vendet e BE-se.

Në date 12 qershor 2014 u arrestua në pikën kufitare të Morinës, Realt Hysolli, i cili ishte korrieri që po sillte rreth 7 kilogramë kokainë për llogari të  Gëzim Çeles. Kjo ngarkesë ishte siguruar në Kosovë nga bashkëpunëtorja e shtetasit Çela, Valentina Tufa.

Kjo e fundit, pas një koordinimi ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe kosovarë, u arrestua në një banesë në një fshat në Pejë, ku gjate kontrollit u zbulua edhe një laborator për përpunimin e kokainës. Në te njejten kohe me këto arrestime, policia shqiptare organizoi operacionin për arrestimin e personit kyç të këtij trafiku, Gëzim Çeles.

U bënë kontrolle në banesën e tij në Fushë-Kuqe të Laçit, si edhe në apartamentin e tij, në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, por nuk u bë e mundur gjetja dhe arrestimi i tij. Ndërkohë, nga kontrolli në banesën e Gëzim Çeles në Fushë-Kuqe, u gjetën dhe u sekuestruan 207 kg lëndë narkotike cannabis sattiva, 5 kg lëndë narkotike “heroinë”, lëndë përzjerës për lëndë narkotike, si edhe 13 armë luftarake. Masa e dënimit u kërkua nga prokuroria pas pranimit te gjykimit te shkurtuar.

SHKARKO APP