Prokuroria: 17 vjet burg bashkëshortit, shfrytëzoi gruan për prostitucion

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me nga 17 vjet burg për shtetasit Tomcho Tomov dhe Alesio Çullhaj, të akuzuar për veprën penale të “Trafikimit të personave të rritur”. Këta dy shtetas akuzohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë trafikuar në Itali për qëllime prostitucioni shtetasen V.SH, bashkëjetuese e të pandehurit Tomov. Shtetasja V.SH, 24-vjeçe, dhe me banim në Korçë. Ajo ka një fëmijë të mitur, i lindur nga martesa me të pandehurin Tomcho Tomov. Sipas hetimeve të prokurorisë shtetasja V.SH. rrjedh nga një familje e varfër me gjendje ekonomike shumë të keqe. Ajo është lidhur dhe më pas martuar me të pandehurin Tomcho Tomov dhe pas kësaj martese kjo shtetase është vendosur për të jetuar në Pogradec në të njëjtën banesë me të pandehurin Tomcho Tomov. Ky i fundit nuk ka ushtruar as kujdesin më të vogël për fëmijën, por e ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni gruan dhe më pas në bashkëpunim me shtetasin Alesio Çullhaj e kanë trafikuar në Itali, për të njëjtat qëllime. E dëmtuara është depërtuar pasi ka kërkuar ndihmë nga autoritetet italiane dhe dy personat që e shfrytëzuan tashmë u duhet të përballen me drejtësinë.  Dëshmitarja V.SH i ka treguar hetuesve se “Tomcho Tomov e kam bashkëshort, rreth 4 vjet dhe kam një vajzë me të. Me të më ka prezantuar një i njohuri i tij nga Pogradeci, i cili e kishte shok. Në fillim Tomcho Tomov sillej mirë, më pas ushtronte dhunë. Ne jetonim në Pogradec, në banesën e Tomcho Tomov. Më pas më rrihte, më godiste, më mbante kyçur, më linte pa bukë dhe ikte nga shtëpia. Nuk rrinte me mua në shtëpi. Më ka detyruar të ushtroja prostitucion me persona të tjerë. Me të tjerët që më fuste, e më godiste, më linte pa ngrënë, më nxirrte jashtë nga shtëpia me gjithë vajzën, në mes të natës,” – ka rrëfyer vajza e trafikuar.  “Po, kam ushtruar prostitucion në shtëpinë e tij. I sillte Tomcho klientët.  Tomcho më ka njohur me Alesjo Çullhaj dhe më tha se “Do shkosh me të në Itali, dhe do të punosh për mua”. I pandehuri Tomcho Tomov në lidhje me ngjarjen ka mbajtur qëndrim mohues, duke u munduar të paraqesë situatën, sipas të cilës, ka qenë e dëmtuara personi që ishte e dhunshme në dëm të tij. Nga ana tjetër ky i pandehur pretendon një lidhje mes tij dhe të dëmtuarës si dhe dëshirën e tij për të patur një familje të rregullt me të dëmtuarën së bashku me fëmijën e tyre. I pandehuri Alesio Cullhaj pretendon se nuk ka lidhje me të dëmtuarën të cilën e ka njohur në rrethana rastësore dhe nuk ka udhëtuar ai me të në drejtim të Italisë. Por prokuroria i ka hedhur poshtë këto pretendime dhe kërkon që ata të dënohen me nga 17- vjet burg.

SHKARKO APP