Prokuroria: 26 vite burg Gates së Lazaratit dhe të birit

 

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë të mërkurën pretencën për grupin "Lazarati 2014", grup që akuzohet për kundërshtim me armë të policisë dhe kultivim, mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike.

Konkretisht, kërkohet: Gate Mahmutaj 18 vjet burg, Arjan Basha 17 vjet, Ramadan Basha 14 vjet, Alteo Haska 13 vjet, Enkled Aliko 12 vjet, Matias Bocaj 11 vjet, Vandam Mahmutaj 8 vjet burg, Klajdi Karemani 7 vjet, Lorenc Bregu 7 vjet dhe Drini Aliko 3 vjet burg.

Këta shtetas kundërshtuan forcat e policisë në muajin qershor të vitit 2014 në fshatin e Lazaratit, kur për herë të parë policia ndërmori operacionin disaditor për shkatërrimin e parcelave të mbjella me bimën narkotike.

SHKARKO APP