Prokuroria, 30 vjet burg babait që vrau vajzën e tij shtatzënë

Plot 30 vjet burg kërkon prokuroria e Krimeve të Rënda për Doksan Dushkun. Ai akuzohet për vrasjen e vajzës së tij, për shkak të nderit. Ngjarja ndodhi më 28 maj të vitit të kaluar, në fshatin Sllatinë të Dibrës, Dushku vrau me armë zjarri vajzën e tij, Fatmira, vetëm 21-vjeçe.

Kjo e fundit kishte mbetur shtatzënë dhe ishte e pamartuar, gjë që nuk pranohej nga familja e saj. Pas një debati në orët e vona të natës, ajo u vra me armë, por u deklarua nga familjarët e saj se ra nga ballkoni, dhe në kohën kur po përcillej për në banesën e fundit, policia pas dyshimeve dhe informacionit që kishte marrë, bllokoi varrimin dhe kërkoi ekspertizën e kufomës së vajzës. Rezultoi se ajo ishte vrarë me armë dhe për vrasjen dhe fshehjen e krimit u prangos i ati i saj, si dhe një prej djemve të tij.

Më pas i ati pranoi krimin dhe përfitoi gjykim të shkurtuar, duke përfituar ule me 1/3 e dënimit.

Ndërkaq, prokuroria kërkon 1 vit burg për djalin e tij, Lulzim Dushku. Ai akuzohet për veprën penale të pengimit të zbulimit të së vërtetës. Edhe këtij të fundit, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe që pas arrestimit, thuajse pritet të lihet i lirë nga gjykata, pas vendimit.

SHKARKO APP