Prokuroria: 6 muaj burg për Stresin

 

Prokuroria ka kërkuar dënimin e Arkimend Lushaj, që njihet ndryshe me emrin Stresi, dënimin me 6 muaj burg.

Në seancën e sotme, prokuroria kërkoi dënimin e këngëtarit me 5 muaj burg për faktin se po drejtonte automjetin pa petentë dhe 1 muaj burg, për shkak se nuk iu bind punonjësve të policisë.

Vetë Stresi nuk ka qenë në seancën e sotme gjyqësore.

Ai u arrestua disa muaj më parë, por u arratis nga komisariati.

Tashmë pritet vendimi që do të japë gjykata seancën e ardhshme.

SHKARKO APP