Prokuroria aksion në Kadastër, lëshohen 3 urdhër arreste për dy juristë dhe një qytetar
Dy urdhër-arreste dhe 1 kërkesë për masë ”arrest shtëpie” ka firmosur Prokuroria e Durrësit për tre persona të dyshuar për ”falsifikim të dokumentave” dhe ”shpërdorim detyre”.
Zyrtarët Bledi Zerba, punonjës hipoteke dhe Ndue Mesiti, qytetar përfitues i një prone të paligjshme në Gjirin e Lalëzit. Ndërsa ”arrest shtëpie” është kërkuar për juristen e Kadastrës Jonida Margeja.
Për një praktikë legalizimi që ka shkuar për hipotekim në Gjirin e Lalëzit në vitin 2017. IKMT ka shkuar për ta prishur atë pronë në vitin 2020, por pronarët kanë paraqitur dokumente të hipotekës, nga ku kanë lindur dyshimet se dokumentet kanë qenë të falsifikuara.
Më pas rastin e ka marrë në shqyrtim njësia antikorrupsion e Qeverisë dhe ka dalë se zyrtarët për të cilët është lëshuar urdhër-arresti, kanë marrë dokumente ‘tip’ bosh nga zyra e kadastrës së Tepelenës dhe i kanë çuar në kadastrën e Durrësit, pra janë falsifikuar. Falsifikimi është konstatuar edhe nga ekspertët e Laboratorit shkencor në Tiranë.