Prokuroria çon në gjyq kolumbianin e parave të 256 kg kokainë

Prokuroria për Krime të Rënda dërgon për gjykim dosje ndaj shtetasit Cesar Augusto Pelaez Triana, i akuzuar për veprën penale të “trafikut të lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë. Ky person akuzohet nga Prokuroria se ka pasur si detyrë të merrte paratë nga pritësit e një sasie prej rreth 256 kg kokainë, e cila u zbulua nga autoritetet e Malit të Zi në një anije tregtare dhe që dyshohet se kishte destinacion Shqipërinë. Shtetasi me origjine kolumbiane dhe me shtetësi spanjolle është arrestuar në Shqipëri në datë 10 qershor 2014, pas një koordinimi të autoriteteve shqiptare me ato malazeze. Ndërkohë, Prokuroria për Krime të Rënda, në bashkëpunim me autoritetet vendase dhe të huaja, është duke vijuar hetimin për zbulimin e porositësve të lëndës narkotike.

SHKARKO APP