Prokuroria çon për gjykim “grupin e zjarrit” me në krye Gate Mahmutaj

 

Prokuroria për Krime të Rënda mbyll hetimet për dosjen “Lazarati”.

16 persona do të dalin për gjykatës të akuzuar për veprat penale të “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, “Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik”,“Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” në kuadër të një “Grupi të strukturuar kriminal”.

Grupi me në krye Gate Mahmutaj akuzohen se i kanë kryer këto vepra penale në një kohë të gjatë, si edhe gjatë ndërhyrjes policore për të rivendosur rendin në Lazarat e për të asgjësuar parcelat e mbjedha me lëndë narkotike të llojit ‘cannabis sattiva”.

Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, në bashkëpunim dhe me materialet e referuara nga Policia e Shtetit, janë krijuar dyshime të arsyeshme se këta shtetas, krahas prodhimit, kultivimit dhe shitjes së lëndës narkotike, janë përfshirë në veprime aktive me armë kundër forcave policore.

Ky është grupi i parë i personave që dërgohen nga Prokuroria për Krime të Rënda në kuadër të grupit të strukturuar kriminal që ka vepruar në zonën e Lazaratit, ndërkohë që hetimi po vijon ende për të tjerë shtetas të përfshirë.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda dërgon për gjykim shtetasit:

1. Razip (Gate) Mahmutaj
2. Arjan (Servet) Basha
3. Florjan Shurdhi
4. Ramadan Basha
5. Altea Haska
6. Gurgaz Skenderi
7. Enrik Skenderi
8. Englied Aliko
9. Matjas Bocai
10. Arbjon Aliko
11. Alfred Proko
12. Vandam Mahmutaj
13. Klajdi Karemani
14. Lorenc Bregu (Çobaj)
15. Beqo Brahimi
16. Drini Aliko

SHKARKO APP