“Prokuroria dhe policia kanë manipuluar provat”, gjykata rrëzon kërkesën e Belerit

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Këtë herë, Beleri kërkoi përjashtimin nga trupa gjykuese e gjyqtarëve Erion Çela dhe Irena Gjoka me pretendimin se janë treguar të njëanshëm në vendimet ndaj tij.

Në seancën e sotme u paraqitën në sallën e gjyqit 5 dëshmitarë, mes tyre një gazetar lokal që intervistoi Avdyl Ramën, vëllain e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Arsen Rama.

Dëshmitarët e tjerë ishin banorë të Himarës, të cilët dhanë sqarime se kishin miqësi me Belerin dhe e takonin disa për shkak të fushatës zgjedhore e disa si bashkëqytetarë. Seanca e radhës gjyqësore për çështjen Beleri do të zhvillohet më 10 janar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?