Prokuroria e Elbasanit kërkon “arrest me burg” për Mjacaj dhe 12 zyrtarët e arrestuar

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën arrest me burg për Sokol Mjacaj dhe 12 zyrtarët e IEVP Peqin. Sot është dorëzuar kërkesa në Gjykatën e Elbasanit për vleftësinë e ndalimeve dhe caktimin e masës së sigurimit.

Nga ngjarja e ndodhur ditën e premte në burgun e Peqinit mbeti i vrarë me armë zjarri i dënuari Arben Lleshi, dhe u plagos shoku i tij i qelisë Indrit Shaqja. Autor i kësaj ngjarjeje dyshohet se është Sokol Mjacaj, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015.

Pas vrasjes në burg, Mjacaj nuk ka pranuar të dorëzohet, duke kryer pengmarrje brenda IEVP, Peqin. Mirëpo, situata është normalizuar dhe Mjacaj është vetëdorëzuar me ndërhyrjen e drejtorit të burgut.

SHKARKO APP