Prokuroria e Përgjithshme tani do ruhet nga Garda

 

Godina e Prokurorisë së Përgjithshme nuk do të ruhet më nëpërmjet kontraktimit të kompanive private të sigurisë dhe ruajtjes fizike, por do të jetë nën ruajtjen e efektivëve të Gardës së Republikës.

Ky vendimi u mor nga qeveria, duke respektuar kërkesën e kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe mban numrin 871 në fletoren zyrtare të 30 tetorit 2015.

Konkretisht, marrja e Prokurorisë nën ruajtjen e Gardës u bë pas kryerjes së një analize risku nga ana e organit të akuzës, ku sipas saj, rezultoi se ekziston rreziku potencial për eliminimin e provave të rëndësishme hetimore.

SHKARKO APP