Prokuroria e Tiranës heton Kristaq Trajën për mashtrim

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Strasburgut si përfaqësues i shtetit shqiptar, juristi Kristaq Traja njëherazi një nga ekspertët e nivelit të lartë për reformën në drejtësi, po hetohet për akuzën e mashtrimit.

Abc News  ka mësuar se prokuroria e kryeqytetit, ka nisur hetimet ndaj ish-gjyqtarit Traja me dyshimin e mashtrimit me pasoja të rënda për trashëgimtarët e familjes Okaj nga Shkodra.

Burimet thonë, se kallëzimi është dorëzuar nga përfaqsuesi i trashëgimtarëve të familjes Okaj, të cilëve Traja i ka premtuar ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Strasbugrut në Ministrin e Financave në Shqipëri.

Në kallëzim thuhet se Gjykata e Strasburgut në prill të 2014 ka vendosur që trashëgimtarët e familjes Okaj, të dëmshpëbrlehen nga shteti shqiptar me shumën prej 820.500 euro. Kjo shumë, sipas vendimit, I jepet për shkak se shteti shqiptar nuk e ka kompensuar për pronat e mos ktheyra në Shkodër. Ky vendim I Gjykatës së Strasburgut ka ardh në Shqipëri, ku minisria e financave duhet ta ekzekutonin për t’I paguar shumën e dëmshpërblyer.

Por, duke parë se ministria e financave po vononte ekzekutimin e vendimit, trashëgimtarët e familjes Okaj kanë kontraktuar avokatin Traja për të përshpejtuar ekzekutimin e këtij vendimi. Për punën që do kryente, me cilësinë e avokatit Kristaq Traja ka kërkuar fillimisht një pagesës prej 8210 euro dhe nëse ekzekutonte vendimin e gjykatës, 5 % të shumës totale, që I bie rreth 41 mijë euro.

Në kallëzim, thuhet se trashegimtarët kanë depoztuar pagesën prej 8210 euro dhe kanë firmosur kontratën e premtimit për 5 % të shumës në momentin e ekzekutimit. Pavarësisht se kjo kontratë është firmosur që nga data 16 prill të 2014 dhe janë paguar parat, ekzekutimi I vendimit nuk është kryer. Të ndodhur në këto kushte, trashëgimtarët kanë kërkuar kthimi e shumës dhe prishjen e kontratës së premtimit edhe në gjykatë, e cila ka pranuar kërkesën e familjes Okaj por avokati Kristaq Traja nuk I ka kthyer parat.

Për këtë fakt, trashëgimtarët I janë drejtuar prokurorisë, duke denoncuar për akuzën e mashtrimit ekspertin e nivelit të lartë të reformës në drejtësi Kristaq Traja. Sipas prokurorisë, në ditët në vazhdim do të thirret dhe të merret në pyetje juristi Traja që të jap edhe ai versionin e tij për kallëzimin e pretenduar nga familja Okaj.

SHKARKO APP