Prokuroria e Tiranës urdhëron riekspertim të shkaqeve të zjarrit në QSUT

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar riekspertim të shkaqeve të zjarrit në Urgjencën e QSUT-së.

Ekspertiza do të kryhet me qëllim specifikimin teknik të restaurimit. Po ashtu mësohet se janë pyetur një sërë personash, kryesisht teknik të cilët kanë dhënë sqarime rreth shkaqeve që ata shikojnë të mundshme, kushteve të sigurisë apo cilësisë së pajisjeve apo mjeteve.

Më parë Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dosjen e tenderit të Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me rikonstruksionin e urgjencës së QSUT, kjo pas hetimeve të nisura pas zjarrit të rënë në katin e nëndheshëm të godinës së saporikonstruktuar më 11 shkurt të këtij viti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?