Prokuroria fillon hetimet se kush nxori në web-e inçizimet e paligjshme

Prokuroria Themelore në Shkup ka nisur një hetimet të audio incizimeve, që janë publikuar ditën e fundit dhe që përfshijnë zv/kryeministrin shqiptar Musa Xhaferri dhe deputeten Ermira Mehmeti.

Këta të dy janë përgjuar teksa konsumojnë biseda intime në telefon.Prokuroria në këtë mënyrë ka nisur hetimet për të zbuluar se kush i publikoi përgjimet e telefonatave, po aq sa edhe autorizuesin e tyre.

Më herët reagoi edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti, i cili kërkoi nga institucionet ndalimin e publikimit të përgjimeve.

SHKARKO APP