Prokuroria i ankohet qeverisë, drejtësia e re me probleme, Olsian Çela: Ka dualitet

Drejtuesit e prokurorisë i kanë shprehur qeverisë shqetësimet me të cilat po përballet drejtësia e re pas reformës. Kryeprokurori Olsian çela tha se krijimi i SPAK si prokurori më vete ka krijuar dualitet brenda organit të akuzës. Sipas tij rekomandimet e qeverisë i përcillen prokurorisë së përgjithshme por kjo nuk ka asnjë kompetencë mbi SPAK-un. Nga ana tjetër kreu i këtij institucioni Arben Kraja ngriti si shqetësim zyrat e papërfunduara dhe pagën e paplotë të stafit.

Drejtësia e re ka nisur me probleme për të cilat kanë shprehur shqetësim Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dhe kreu i SPAK Arben Kraja.

Të mbledhur në një takim online me Ministren e Drejtësisë për të diskutuar rekomandimet e qeverisë ndaj prokurorisë, kryeprokurori Çela ka vene në dukje faktin se rekomandimet e qeverisë të cilat kanë si prioritet luftën kundër korrupsionit dhe krimet të organizuar i paraqiten Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa ai nuk ka asnjë instrument ligjor t’ia përcjellë SPAK-ut, e cila është institucion më vete dhe ka si kompetencë hetimin e këtyre veprave.

Olsian Çela: Ekzekutivi duhet të gjejë kompetencat e duhur për ta rregulluar këtë anomali, pasi struktura e SPAK, drejtuesi i së cilës raporton në Kuvend sipas parashikimit të ligjit.

Ndërsa kreu i SPAK Arben Kraja ka evidentuar si problem kushtet në të cilat punojnë prokurorët e këtij institucioni nisur nga ambientet e deri te mos mosmarrja ende e pagës me rritjen sipas ligjit.

Arben Kraja: Hetuesi janë nga 10-15 në një ambient të përbashkët. Për të mos harruar problemi pagave, ku e gjithë struktura nuk e merr pagën e plotës sikurse e parashikon ligji.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kërkoi bashkëpunim mes institucioneve për të luftuar korrupsionin që është një nga prioritet kryesore te qeverisë edhe për shkak se është një nga 15 pikat e vendosur si kusht për të hyrë në BE.

Këtë vit këshilli i ministrave i ka rekomanduar prokurorit përgjithshëm 5 rekomandimet prioritare te qeverisë për vitin 2020, që janë garantimi i pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së prokurorit , lufta kundër korrupsionit , lufta kundër krimit të organizuar, respektimi i të drejtave të njeriut dhe bashkëpunimi institucional.

SHKARKO APP