Prokuroria i heq prangat ish-drejtorit të Hipotekës në Elbasan

Prokuroria e Elbasanit urdhëroi sot, 19 shtator 2015,  lirimin e ish drejtorit të Hipoketës Altin Ago si dhe të inxhinierit në  ZVRPP Elbasan,  Mentor Tola dhe juristes së kësaj zyre Alma Pajova.

Tre zyrtarët e Hipotekës Elbasan u ndaluan dje për shpërdorim detyre duke u akuzuar për tjetërsim prone. Sipas prokurorisë, arrestimi i tyre ka qenë i kundra-ligjshëm.

–  “Këta   shtetas  u  arrestuan  nga  efektivat  e   policisë,  pasi   gjatë   muajit  shkurt  2015,    në bashkëpunim me  njëri-tjetrin  dhe në mënyrë të kundraligjshme, kanë falsifikuar dokumentet zyrtare dhe i kanë dhënë dokumenta pronësie me konçesion një firme private,  duke bërë  tjetërsimin  e  pronave  të  banorëve të fshatit Muriqan Elbasan,  të cilët e kanë përfituar me Ligjin Nr.7501 viti 2001″ thuhej dje në deklaratën e policisë. Ata u akuzuan për veprat penale “Shpërdorimi detyre” e “Falsifikim  i  dokumentave e  kryer  në   bashkëpunim.” – thuhej  në  njoftimin e djeshëm të policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por prokuroria ka rrëzuar këtë pretendim, pas 24 orësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Altin Ago ka qenë kandidat në listën për deputetë të PS-së, në qarkun e Elbasanit, gjatë zgjedhjeve të  vitit 2013

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?