Prokuroria i komunikon akuzat, Xhuvani refuzon të flasë

Dhjetë ditë pas masakrës ku në lokalin e natës “Ante Grand” në kryeqytet humbën jetën katër persona, prokurorët Erjon Pano dhe Enklit Gjini i kanë komunikuar akuzën sot në paraburgimin e Fushë-Krujës. Xhuvani qëndron në këtë burg pas masës së sigurisë “arrest me burg” dhënë nga gjykata e Tiranës.

“Vrasja me dashje e 2 apo më shumë personave” dhe “armëmbajtja pa leje” është akuza që rëndon mbi Xhuvanin, akuzë kjo e firmosur nga dy prokurorët Erion Pano dhe Enklit Gjini, të cilët udhëhoqën hetimet që prej orës 4:30 të mëngjesit të 4 nëntorit kur ndodhi krimi.

Gjatë komunikimit të akuzës Xhuvani nuk kanë pasur asnjë kundërshtim, por dhe ka heshtur duke mos thënë asnjë fjalë për ngjarjen. Prokurorët kanë kërkuar dhe ta merrnin në pyetje por nuk e kanë realizuar për shkak se Xhuvani ka refuzuar.

Akuza e cila është komunikuar të pandehurit Xhuvani pritet që të hënën e javës që vjen, sëbashku me faktet dhe provat që rëndojnë mbi të riun, të dorëzohet në Gjykatë, pasi tashmë hetimet për të janë të mbyllura.

Ndërkohë pritet që shoku i tij Erald Sida i cili ka qenë në shoqërinë e Xhuvanit mbrëmjen e masakrës të qëndrojë ende me masë sigurie “arrest me burg”, pasi prokurorët kanë ende për të hetuar në lidhje me dëshmitë e dhëna prej tij. Ndaj Sidës rëndon akuza për moskallëzim krimi dhe një akuzë për prostitucion.

SHKARKO APP